show video detail
Replika e Albin Kurtit   Interpelanca kundër privatizimit të KEDS  05.7.2012
6.1K 34 9 02:10
Replika e Albin Kurtit Interpelanca kundër privatizimit të KEDS 05.7.2012
  • Published_at:2012-07-05
  • Category:News & Politics
  • Channel:trimi1994
  • tags: Albin, Kurti, Privatizimi, KEK, KEDS, Distribucioni, Kuvendi, Kosoves, Vetevendosje, parlamenti, fatmir limaj, dhune, fizike, levizja, jonegociata vetvendosje
  • description: Fjalimi i Albin Kurtit në Interpelancën me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik në lidhje me Privatizimin e KEDS 05 KORRIK 2012 - E Enjte Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Me shitjen e Distribucionit të KEK-ut, korporatave Çalik dhe Limak po iu jepen asetet e KEK-ut, potenciali i KEK-ut, monopoli në tregun e Kosovës, si dhe punëtorët e KEK-ut. Nëse supozojmë që këto janë shitur në mënyrë të barabartë, pra çereku i shumës prej 26 milionë euro, për secilën prej këtyre katër kategorive, atëherë del që: 1) Të gjitha asetet e Distribucionit (mijëra kilometra të rrjetit elektrik kabllor dhe ajror, mijëra trafostacione dhe stabilimente të ndryshme dhe ato dhjetëra ndërtesa shumëkatëshe anekënd Kosovës) janë shitur për vetëm 6 milionë e gjysmë euro; 2) Potenciali zhvillimor dhe i rritjes së KEK-ut është shitur po ashtu vetëm për 6 milionë e gjysmë euro -- pra, komplet e ardhmja e pafundme, gjithçka që do të mund të bëhet në të ardhmen, është shitur për 6 milionë e gjysmë euro. 3) Tregu prej mbi 400.000 konsumatorësh është shitur për 6 milionë e gjysmë euro, që do të thotë se një konsumator kosovar (komercial apo privat), korporatat Çalik e Limak e blenë për vetëm 15 euro. 4) 2.454 punëtorë të KEK-ut u shitën për 6 milionë e gjysmë euro, e që i bie afër 2.650 euro për punëtor -- le ta dinë punëtorët e KEK-ut që kontributin e deritashëm, jetën aktuale dhe vitet e mbetura të punës, Qeveria ua shiti kaq, pra 2.650 euro për kokë punëtori. Krejt çfarë kanë bërë dhe do të bëjnë këta punëtorë vetëm kaq vlen për këtë Qeveri: 2.650 euro që bëjnë më pak edhe se paga mesatare vjetore në Kosovë!...
ranked in date views likes Comments ranked in country (#position)
2012-07-08 6,115 34 9 (Germany,#100)