show video detail
E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (10 dhjetor 2017)
- Published_at:2017-12-10
- Category:Entertainment
- Channel:RTV KLAN
- tags: tv klan televizioni klan klanhd ardit gjebrea shihemi ne gjyq! (10 dhjetor 2017) e diela shqiptare
- description: Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN Kronikë më e plotë: Në rubrikën “Shihemi në gjyq” tek “E diela shqiptare” në Tv Klan ka qenë e pranishme në studio një e burgosur dhe babai i saj. Edmira ka mbërritur në studio e shoqëruar nga dy gardiane femra, të cilat ishin pjesë të seancës së ndërmjetësimit për shkak të sigurisë. Agimi dhe Edmira janë përballur në studion e “Të dielës shqiptare”, ku 30- vjeçarja kërkoi që babai i saj ta ndihmojë që ajo të takojë fëmijët e saj, pasi ka 4 vite që nuk i shikon ata. Por, historia është më e komplikuar se kaq, pse ka përfunduar Edmira në burg, cilat janë arsyet që ajo gjendet pas hekurave? Historia dhe seanca e ndërmjetësimit në "Shihemi në gjyq": Edmira është dënuar me 20 vite burg për vrasje të mbetur në tentative në bashkëpunim, pasi ish- bashkëshorti i saj është qëlluar 24 herë me thikë teksa ishte duke fjetur. Ish-burri i saj dhe të afërmit pretendojë së ajo e ka kryer këtë vepër, në bashkëpunim me kunatin, pasi kishin një mardhni intime së bashku. Prej 4 vitesh vuan ajo vuan dënimin në burgun e grave 325 në “Ali Demi”. Ka qenë një letër që ajo i ka nisur Eni Çobanit. “Ne bashkërisht jemi lidhur nga kjo letër dore, e cila është ulur një ditë dhe lot në sy ka shkuar këtë letër. Me thënë të drejtën Ardit kushdo që do e lexonte do të prekej. Mu desh të merrja rrugën dhe ta takoja nga afër dhe të bëni sot këtë seance ndërmjetësimit”, u shpreh Eni Çobani. Edmira Xhaferraj u shpreh se nuk e pati të lehtë për të ardhur në këtë studion, por ishte e domosdoshme. “Unë jam e Edmira Xhaferaj , jam 30 vjeç,nënë e dy fëmijëve. Aktualisht e divorcuar dhe divorci është, pasi unë u gjenda pas hekurave. Askush nuk do ta dëshironte një divorc, as kur je jashtë jo më pas dyerve të burgut. Arsyeja pse kam thirrur babain tim sot, është e vetmja shpresë për mua dhe fëmijët e mi. Kam 4 vite që nuk kam asnjë kontakt me ta, kam qenë shumë e lidhur me ta". Eni Çobani: Në çfarë moshe i ke lënë fëmijët? Edmira Xhaferraj : Gocën e kam lënë 7 vjeç dhe djalin pa bërë 4. Sot goca është 11 vjeç dhe djali është 7. Nga 6 Dhjetori i 2013 nuk kam asnjë kontakt. Agimi: As vetë nuk e di pse jam thirrur sot nga vajza ime. Kjo qenka kaq kohë në burg, pse nuk më ka njoftuar për arrestimin dhe burgimin e kësaj vajzës, për arsye se dhe vajza s’më ka thënë dhe ish- familjarët e saj nuk më kanë thënë. Di të them se ka patur një familje të rregullt, si nga ana ime si nga ana e ish-burrit. I rrita, i fejova, i thashë burrë. Burrin e bëra me lajmësi, e deshën njëri tjetrin. Në ato kohë kishim marrëdhënie shumë të mira familjare. U martua,lindi vajzën dhe më pas djalin. I shoqi punonte në Greqi dhe jetonte me vjehrrën. Ka qenë mirë dhe më shtëpinë dhe me ekonomi të mirë. U martua në vitin 2005. Edmira Xhaferraj : Të lutem me lër dhe mua të flas. Nuk kam patur kurrë probleme në familje. Agimi: Duhet të më kishit njoftuar mua. Edmira Xhaferraj : Unë kam sot një dënim të dyfishtë. Agimi: Ke 14 vjet që ti je shkëputur nga babai dhe nga nëna .Këtu përpara teje duhet të ishte ish- vjehrra, ish- burri, ish- kunata dhe ish-kunati jot. Të mos bëheshin këto debate me mua, por me ata. Jam ngritur nga krevati dhe kam ardhur vetëm për respekt të kësaj zonjë këtu. Eni Çobani: Ne presim nga ty të na tregosh. Çfarë ka ndodhur dhe për çfarë arsye sot ti i ngarkon babit ndihme, pse këtu nuk është ish bashkëshorti jot, ish kuanti jot dhe njerëzit e burrit? pse ka ndodhur? Ke qenë t’i në këto vendimmarrjet e gjykatave sepse mua më është dashur jo orë, por ditë për ta gjykuar. Heshtjen tënde në këto momente unë nuk e kuptoj. Ke ditën tënde për të folur që të të kuptojë publiku, por dhe këta njerëz që kanë dhënë vendimin për ty. Edmira Xhaferraj : Natën e 6 Dhjetorit në orën 9:30 kam qenë duke çuar çunit në gjumë. Kam qenë në dhomë të gjumit dhe me derë të mbyllur. Eni Çobani: Këtu thuhet që ka qenë me derë të hapur dhe ju nuk keni qenë brenda. Agimi: Pse nuk më morë në telefon ... Edmira Xhaferraj : Nuk pata mundësi të telefonoja, sepse nuk më kanë thënë mundësi familjarët e tij. Natën e 6 Dhjetorit kam dëgjuar zhurmë dhe kam dalë nga dhoma e gjumit, në korridor jam ndeshur me dy kunetërit Përparim dhe Gazimin dhe më thonë ccfarë ke bërë. -Unë thashë s’kam bërë asnjë gjë, më kanë goditur dhe kam humbur ndjenjat. Më pas kam humbur ndjenjat dhe kur zgjohem shoh që shtëpia ime ishte e mbushur me policie. Hajt se po le një deklaratë, sepse burri ishte i plagosur Eni Çobani: Jo, i plagosur por burri juaj ishte me 24 goditje thike në pjesën e krahërortit dhe të barkut. Edmira Xhaferraj : Unë nuk kam parë asnjë gjë. Eni Çobani: Shpjegoje ngjarjen ç’fare ke bërë, na shpjego pse akuzohesh dhe je dënuar me 20 vite burg. Edmira Xhaferraj : Akuzohet për vrasje të mbetur në tentative me ish- kunatin, me burrin e motrës së...
ranked in date | views | likes | Comments | ranked in country (#position) |
---|---|---|---|---|
2017-12-12 | 132,127 | 704 | 63 | (,#30) |