show video detail
E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (14 tetor 2018)
- Published_at:2018-10-14
- Category:Entertainment
- Channel:RTV KLAN
- tags: tv klan televizioni klan klanhd ardit gjebrea ka nje mesazh per ty - pjesa 2! (14 tetor 2018) e diela shqiptare
- description: www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-4-sezoni-11/ Në pjesën e dytë të “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela Shqiptare” në Tv Klan ishte historia e një vogëlusheje. Joralda është vetëm 5 vjeçe dhe megjithatë në supet e saj peshon një histori shumë e dhimbshme, por për fat të mirë mrekullitë ekzistojnë. Pak ditë më parë vogëlushja kishte ditëlindjen dhe dëshira e madhe e saj ishte të këndonte me këngëtarin e saj të zemrës Erik Lloshin. Ardit është takuar me nënën e saj, Joridën për të mësuar pse Joralda ka dëshirë për të kënduar me Erik Lloshin. Arditi shkoi në Durrës dhe takohet me nënën e vogëlushes ditën e ditëlindjes së saj ku i bën dhe surprizën. Por cila është historia e Joraldës, ose Adës, siç e thërrasin prindërit. Jorida: Që në muajin e 8 të shtatzënisë nisi historia e Joraldës. Unë kisha një djalë dhe pas 7 vitesh isha shtatzënë me një çun në fakt sepse doktori na ka thënë gjatë gjithë kohës që ishte një djalë. Nuk u mërzitëm, thashë kishim 1 djalë do bëheshim me 2. Deri në muajin e tetë isha mirë, më pas nuk po e ndjeja më. Kisha 5 ditë që nuk po e ndjeja, por për një moment mendova është dembel. Më pas fillova të shqetësohesha dhe mora burrin dhe shkova tek mjeku. Doktori po më shikonte gjatë gjithë kohës dhe mendova se diçka nuk po ecte tamam. Ai me tha se fëmija ka vdekur, në moment u shtanga dhe më pas e mbajta veten dhe thashë se ti e ke një fëmijë edhe pse po e prisnim. Ai më tha do vish nesër në maternitet dhe ta heqim. E mora pak veten dhe ika në shpi. Të gjithë rrinin në heshtje dhe të gjithë ishin të mërzitur. Të gjithë qanin. Unë u shtanga. I kisha bërë të gjitha gati edhe rrobat. Vjen vëllai im dhe sa futet në derë sepse ai sa më gjente tek mami vinte kokën tek barku im. Joraldi i dajës thoshte, pasi i kishim vënë dhe emrin se ishte çun. Erdhi ai vuri kokën dhe nisi me duke qarë, më pas nisa dhe unë. Kur ai vuri kokën, unë ndjeva se fëmija lëvizi, më tha bashkëshorti që të është bërë fiksim, por jo unë isha e bindur se foshnja lëvizi. Shkuam menjëherë në spital dhe aty ndenja në spital për një muaj. Aty kam ndjerë vetëm disa lëvizje dhe zemra e fëmijës i kishte rrahjet shumë të rralla. U bënë 3 -4 mjekë që më ndiqnin. Ajo nuk lëvizte më. Më dërgojnë Tiranë dhe mjekët thanë urdhër që të futem në sallën e operacionit. Pasi doli fëmija, unë nuk e dëgjova të qante dhe mjekët nuk ma dhanë farë fëmijën. Nuk e dija akoma që ishte vajzë, ajo nuk qau. Aty mendova se foshnja im kishte lindur i vdekur, pasi askush nuk ma dha. Kur kam dalë nga salla më tha mami, të keqën mami u bërë më motër, erdhën infermieret dhe u thashë se kam çun, nuk kam gocë, nuk e pranoja. Për momentin prisja që të më sillnin fëmijën, por nuk ma sollën. E mori infermierja dhe e zbritën poshtë në reaminacion. Unë i thashë të ma sillte ta shikoja, por ajo nuk ma solli.
ranked in date | views | likes | Comments | ranked in country (#position) |
---|---|---|---|---|
2018-10-16 | 106,734 | 672 | 106 | (,#28) |